HALSEPT Spray For Mouth/Throat 30 ml

310,00 den

Levomentol, Timol, Vaji i eukaliptit, Vaji esencial i sherebelës, Vaji i gonxhes së karafilit, Vaji i mentes.
Përbërës të tjerë: polioksil 40, vaj kastori i hidrogjenizuar, glicerol, propilen glikol, sakarinë natriumi dihidrat, eozinë dhe ujë i purifikuar.

1 in stock

SKU: BIONIKA-9 Category:

Description

Mekanizmi i veprimit të Hallsept spraj për gojën dhe fytin ka të bëjë me karakteristikat e lëndëve vepruese në përbërjen e tij.
Kombinimi i lëndëve aktive që përmbajnë flavonoide, tanina, terpene dhe përbërje të tjera aromatike, kontribojnë në veprimin anti-inflamator, antiseptik dhe analgjezik të kësaj pajisjeje mjekësore.

Vaji i mentes dhe Levomentoli të aplikuar lokalisht në kavitetin oral kanë veprim anti-inflamator, japin një ndjesi lehtësisht freskuese dhe reduktojnë dhembjen.

Timoli, për shkak të strukturës së tij fenolike, shfaq karakteristika antibakteriale dhe antifungale.

Vaji i eukaliptit shfaq aktivitet antibakterial dhe antifungal dhe ka veprim anti-inflamator.

Vaji esencial i sherebelës zotëron veti astrigjente dhe antiseptike, duke e bërë pajisjen mjekësore të përshtatshme në trajtimin e plagëve të vogla dhe ulçerave (afteve) në kavitetin oral, në proceset inflamatore dhe traumatike të indit të butë, në trajtimin e gingivitit dhe pas ndërhyrjeve dentare si trajtimi i xhepave periodontalë, trajtimet e indit të butë, pastrimi dentar dhe ndërhyrjeve kirurgjikale orale.

Vaji i gonxhes së karafilit përmban një sasi të madhe eugenoli, i cili vepron si anti-inflamator dhe analgjezik lokal.

Hallsept spraj për gojën dhe fytin rekomandohet në dhembjet e fytit për shkak të aktivitetit antibakterial dhe antifungal, vepron si antiseptik, redukton dhembjen gjatë gëlltitjes dhe lehtëson frymëmarrjen.

Hallsept spraj për gojën dhe fytin përdoret gjithashtu edhe në rastet e erës së keqe të gojës nga shkaktarë të ndryshëm.
UDHËZIMET PËR PËRDORIM

Dhembje fyti dhe vështirësi në gëlltitje:
Reagoni në mënyrë të menjëhershme ndaj shenjave të para të diskomfortit në fytin tuaj.
Spruconi dy deri në tre herë në pjesën e fytit çdo 3-4 orë ose sipas nevojës për të shkatërruar mikroorganizmat dhe për të parandaluar infeksionin.

Procese inflamatore në kavitetin oral:
Procese të pakëndëshme si gjakrrjedhja ose ndjeshmëria e gingivave, inflamacioni i gingivave (gingivit) dhe inflamacioni i ligamentit periodontal (periodontit), aftet, ndryshimet e ndryshme në gjuhë dhe pjesën e brendshme të faqeve për arsye të ndryshme, etj.
Spruconi dy deri në tre here në ditë, 3-4 herë në ditë, gjysmë ore pas çdo vakti. Spruconi në zonën e prekur të kavitetit oral, prisni 15 sekonda, më pas gëlltitni tretësirën.

Era e pakëndëshme e gojës:
Bakteriet qe ruhen në bazën e gjuhës prodhojnë një erë të pakëndëshme të quajur halitozë.
Pasi të lani dhëmbët, përkoni me kujdes me furçën e dhëmbëve bazën e gjuhës për të larguar bakteriet. Më pas spruconi dy deri në tre herë Hallsept spraj për gojën dhe fytin në kavitetin oral, prisni 15 sekonda dhe gëlltitni tretësirën. Përsëriteni veprimin pas çdo vakti.

Brand

Бионика

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “HALSEPT Spray For Mouth/Throat 30 ml”