DIABIL Capsules x 30

330,00 den

125 µg pikolinat kromi

4 in stock

Description

250 mg ekstrakt nga pjepri i hidhur
Pikolinati i kromit është kripë e kromit dhe acidit të pikolinës me sasi të standardizuar prej 12 % krom (trevalent). Egzistojnë edhe dy forma të tjera ku mund të takohet kromi (kripërat nikotine dhe kripërat kloride), por është e dokumentuar se forma e pikolinatit të kromit është me apsorbim më të madh dhe me efikasitet më të madh. Sipas Agjencisë evropiane për siguri të ushqimit pikolinati i kromit mund të përdoret deri 250 µg në ditë. Në Maqedoni konsumimi maksimal ditor i rekomanduar është 150 µg.
Në shumë studime janë konfirmuar efektet e dobishme të konsumimit të kromit në tolerancën e glukozës dhe/ose metabolzimin e yndyrërave. Pacientët diabetik kanë metabolizëm të ndryshueshëm të kromit, krahasuar me pacientët jodiabetik, me apsorbim më të lartë të kromit, por gjithashtu edhe ekskrecion të rritur të kromit. Varësisht nga stadi i diabetit, pacientët diabetik kanë tendencë të humbin mundësinë e konverzimit të kromit në formën që mund të përdoret.
Acidi i pikolinës është helator metalik efikas i cili sintetizohet në veshkat e njeriut. Acidi i pikolinës është metabolit natyror i triptofanit, i cili e bën pikolinatin e kromit njërin nga burimet më biodisponible të kromit.
Bima Momordica charantia (pjepri i hidhur, pjepri i hidhur kinez, momordika ose karela) është bimë zvarritëse e cila rritet dhe kultivohet në viset tropikale të Amerikës Jugore, Karibeve, Afrikës Lindore dhe viseve tropikale në Azi. Nga bima shfrytëzohet fryti për ushqim dhe si bar. Nga frytet e pjekura përpunohen ekstrakte të cilat përmbajnë substanca aktive kimike biologjike me ndërtim proteinik dhe steroid.
Përparësitë nga përdorimi
Kontribuon në mirëmbajtjen e koncentrimit normal të glukozës në gjak
Kontribuon në metabolizmin normal të makronutritientëve (karbohidrate, proteina dhe yndyrëra)
Dozimi
Një kapsulë të butë me xhelatinë në ditë, në mëngjes me ushqim
Nuk rekomandohet tek personat që kanë mungesë të enzimit glukoza-6- dehidrogjenezë fosfati, tek fëmijët, femrat shtatëzënë dhe femrat që ushqejnë me gji

Brand

Бионика

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “DIABIL Capsules x 30”