FOLIOD SOFT Capsules x 30

140,00 den

Shtesë për ushqim gjatë shtatëzanisë dhe dhënies së gjirit Kombinim i domosdoshëm prej acidit folik dhe jodit kaliumit : 400 µg acid folik 100 µg jodit kaliumi Acidi folik dhe Jodi janë substancat më të rëndësishme që duhen të plotësohen gjatë tërë kohës së shtatëzanisë dhe dhënies së gjirit. Nevojat për Jod dhe Acid folik gjatë kohës së shtatëzanisë dhe laktacionit rriten dyfish dhe zakonisht nuk përmbushen vetëm me konsumimin e ushqimit. Me përdorimin e kapsulave FOLIOD, edhe para fillimit të shtatëzanisë, gjatë kohës së tërë shtatëzanisë dhe dhënies së gjirit mundësohet plotësim optimal i nevojave të shtuara për jod dhe acid folik dhe me këtë mundësohet zhvillim normal i funksioneve psikologjike, neurologjike dhe kognitive të frytit.

3 in stock

Description

proceset e ndarjes së qelizave, veçanërisht gjatë kohës së proceseve të diferencimit dhe rritjes së qelizave te embrioni dhe fetusi.
sintezën normale të aminoacideve
krijimin normal të qelizave të gjakut
zhvillimin normal të funksionit psikologjik dhe funksionin normal të sistemit të imunitetit
metabolizmin normal të homocisteinës
Gjatë kohës së shtatëzanisë, nevojat për acid folik rriten për 100%. Kjo për shkak të rritjes së mitrës, rritjes së volumit të gjakut, rritjes dhe zhvillimit të shtratit dhe frytit. Plotësimi i nevojave të shtuara është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Për shkak të lidhjes së argumentuar ndërmjet futjes së folatit dhe çrregullimeve në gypin fetal neural, të gjithë femrave me aftësi për reprodukcion ju rekomandohet konsumim shtesë i folateve prej 400 µg.

Jodi ka rëndësi thelbësore në funksionimin normal të gjëndrës tiroide, respektivisht në formimin e dy hormoneve tiroide T3 dhe T4. Gjatë kohës së shtatëzanisë aktiviteti i gjëndrës tiroide rritet për dy herë, me çrast rriten edhe nevojat ditore për jod. Plotësimi optimal i nevojave për jod gjatë kohës së shtatëzanisë mundëson zhvillim normal të funksioneve kognitive dhe neurologjike të frytit
Rekomandohet te

femrat që planifikojnë shtatëzani
femrat shtatëzënë (gjatë tërë kohës së shtatëzanisë)
femrat që ushqejnë me gji

Brand

Бионика

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “FOLIOD SOFT Capsules x 30”